Prokuroria Themelore në Pejë, në vazhdën e hetimeve intensive ndaj grupit të dyshuar për fajde dhe detyrim, ka arrestuar edhe një të pandehur E.D., (zyrtar policor) i dyshuar për veprën penale “Fajdeja”.
Sipas komunikatës, prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit nga gjyqtari i procedurës paraprake.
“Prokuroria Themelore në Pejë është duke vazhduar hetimet intensive për grupin e arrestuar (18 persona gjithsej deri në këto momente) javë me parë për veprat penale të lartcekura, deri në ndriçimin e plotë të këtyre çështjeve penale”, thuhet tutje në komunikatë./Gazeta Enigma/