Kërkohet që Kosova ta bëjë obligative vaksinimin për disa kategori

Kërkohet që Kosova ta bëjë obligative vaksinimin për disa kategori

Mikrobiologu, Lul Raka ka thënë se Kosova duhet të ja bëj obligativ vaksinimin disa kategorive të qytetarëve.

Derisa vendi po përballet me shifra të larta të infektimeve me koronavirus, ai ka thënë se vaksinimi duhet të bëhet i obliguar për punëtorët shëndetësorë, administratën publike e mësimdhënësit.

Sipas tij, personat që nuk e marrin vaksinën, duhet që dy herë në javë të vaksinohen kundër COVID-19.

“Administratës Publike, punëtorëve shëndetësorë, mësimdhënësve duhet të ia bëj obligative, ose në qoftëse  nuk donë me e marrë vaksinën le të testohen. Ki edhe kompani private të cilat e kanë bërë obligative për punëtorët e vet vaksinimin. Në qoftëse nuk donë me e marrë vaksinën, atëherë le të testohet dy herë në javë sepse ky virus, varianti Delta e ka shkurtuar kohën e inkubacionit. Një pjesë e madhe e qytetarëve nuk janë të vaksinuar dhe kur kemi hezitim për vaksinim duhet me adresu këtë. Shtete 100 herë më demokratike si Franca, Italia, Greqia e SHBA’ja po marrin vendime”, ka deklaruar ai.

Përndryshe, Raka ka thënë se varianti Delta është qind për qind më i transmetueshëm, dhe se moshat e reja po infektohen më shumë me të.

Ai ka thënë se numri më i madh i të vaksinuarve i takon moshave mbi 60 vjeç, andaj edhe numër i madh i tyre nuk po infektohen me virus.

“Në qoftese ndër 200 mijë njerëz të vaksinuar në Kosovë janë personat mbi 60 vjeç. Nëse ata 200 mijë vetë janë mbuluar me vaksina ajo vaksinë i mbron edhe mos me u infektu. Moshat nën 30 vjeç apo 20 deri 30 vjeç, një numër i konsiderueshëm i tyre nuk janë të vaksinuar. Këta janë personat që kanë më së shumti kontakte sociale, këta janë që më së shumti shkojnë në kafiteri, në familje, në shëtitje e me familjarë të tyre që kanë ardhur nga diaspora”, ka shtuar ai ne T7, përcjellë Gazeta Enigma“.

Related Articles