Kërkohet shtimi i numrit të inspektorëve dhe rritja e stafit administrativ

Kërkohet shtimi i numrit të inspektorëve dhe rritja e stafit administrativ

Në Kosovë ka mosfunksionim dhe mungesë e monitiromit të implementimit të Ligjit të Punës, prandaj shtimi i numrit të inspektorëve është mëse urgjent, thonë nga shoqëria civile, raporton Gazeta “Enigma”.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, tha se situata më alarmante e shkeljes së drejtave të punëtorëve qëndron në sektorin privat.

Hykolli thotë se siguria në punë nuk është ne nivelin e duhur në Kosovë.

“Problemi më i madh është te sektori privat, siguria  në punë nuk është në nivel të duhur. Qeveria e Kosovës, disa herë e ka e ka proklamuar dyfishimin e inspektorëve të punës që ata do ta kishin bërë punën e vet dhe sa do ku do do ta kishin monitoru ligjin e punës. Momentin kur ne i kemi ligjet, e kemi inspektoriatin e Punës, atëherë edhe siguria në punë do të jetë pak më në nivel”, ka thënë ai.

Ndërsa, drejtori i hulumtimit dhe zhvillimit Qendra per Politika dhe Avokim, Gersi Gashi, tha se ka mungesë të raporteve për gjendjen reale të punëtorëve në vend.

Mirëpo sipas tij, parë nga numri i aksidenteve të raportuara nga Inspektoriati i Punës, kushtet nuk janë adekuate.

“Ndër vite kemi parë që ka pas rritje të punëdhënësve që i kushtojnë rëndësi kushteve të punës, kjo ka ardhur për një mori arsyesh, por sipas mendimit tem ka ndikuar ku një fuqi e madhe punëtore është larguar nga vendi, dhe kjo i shtye që punëdhënësit t’i rrisin kushtet e punës si mënyrë për t’i mbajtur punëtorët brenda vendit të punës”, ka thënë ai.

“Mirëpo pjesa e statistikave që mundet me na ndihmu në këtë drejtim është pjesa e aksidenteve në punë, për vitin ekaluar, sepse për këtë vit nuk i kemi të dhënat nga Inspektoriati i Punës”, është shprehur Gashi.

Ai ka thënë se kanë qenë 137 aksidente, ku 11 kanë rezultuar me vdekje të punëtorëve që sipas Gashit, tregon që është një shqetësim i madh që kushtet ende nuk janë adekuat.

Por, sipas tij, së shpejti Qendra për Politika dhe Avokim është duke bërë një analizë më të thuktë të pjesës sa i përket zbatimit të legjislacionit të Punës e ku ai beson se do të dalin për herë të parë, ku e identifikojnë sa kanë mundësi këto institucione për ta zbatuar ligjin”.

Tutje, ai tha se numri i inspektorëve është shumë i vogël. Sipas, Gashit, edhe përgjegjësia teknike që e kanë inspektorët, u pengon në kryerjen e punës së tyre në mënyrë sa më efektive.

Ai thotë se përveç inspektorëve, duhet të rritet edhe stafi administrativ.

“Shtimi i inpektorëve është mëse urgjente, ka qenë urgjente para 10 viteve, ka qenë urgjente çdo vit, pastaj është i njëjti avaz, së fundi edhe Qeveria e tanishme ka bërë premtime që do të kenë fokus në shtimin e, por një gjë të tillë nuk e kemi parë të ndodhë, ose një hap konkret drejt saj”, ka deklaruar Gashi.

“Çka është konkrete në terren këto shifra variojnë, për momentin sa e di kemi 27 inspektorë aktiv, në krejt Kosovën, që është shumë pak, jashtë çdo norme”, ka potencuar ai.

Gashit tha që nuk duhet të shkojë shtimi i inspektorëve në një plan që vetëm shtohen inspektorë dhe lihet në dorën e tyre të rregullohet gjithçka, sepse sipas tij, është shumë me rëndësi në qoftë se ka inspektorë shtohen të kalojnë nëpër një pjesë të trajnimin.

Tutje ai ka thënë se përveç kësaj duhet të rritet edhe stafi administrativ, sepse sipas tij, një inspektor tani për tani nuk e ka vetëm punë inspektimin, por e ka punë arkivimin, e ka shkrimin e dosjes, përgatitjen e dosjes, e shumë pjesë tjera  teknike që ndikojnë, që ata të mos e kryejnë punën e tyre në mënyrë efektive. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles