KESCO gjobitet me 20 mijë euro për shkelje të privatësisë së konsumatorëve

KESCO gjobitet me 20 mijë euro për shkelje të privatësisë së konsumatorëve

Agjencia për Informim dhe Privatësi e ka gjobitur me 20 mijë euro Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike  (KESCO) për shkelje të privatësisë së konsumatorëve.

Në vendimin e AIP që e ka siguruar Klankosova.tv, potencohet se këtë gjobë, KESCO duhet ta paguajë në afat prej 30 ditësh.

Deri tek kjo gjobë erdhi pas ankesave që Agjencia për Informim dhe Privatësi pranoi nga qytetarët “KESCO ka shpërndarë faturat mujore për shpenzimin e energjisë elektrike duke mos i aplikuar masat e sigurisë dhe duke i lënë qasje personave të paautorizuar në të dhënat personale të konsumatorëve”.

“Gjatë shqyrtimit të ankesave, AIP ka konstatuar se KESCO ka dështuar të zbatojë masat e sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve, duke shkelur kështu detyrimet e saj ligjore”, u tha në vendimin për gjobë të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Related Articles