KESCO ka dërguar SMS qytetarëve për t’i informuar që të kursejnë energjinë elektrike.
Sipas kompanisë, sistemi është mbingarkuar për shkak të konsumit të lartë të energjisë.
SMS-i i plotë që u dërgua në numrat e telefonit të qytetarëve është ky:
“Konsumi i energjisë është shumë i lartë.
Sistemi është i mbingarkuar.
Ju lutemi kurseni energji dhe shmangni përdorimin e pajisjeve njëkohësisht.”
