Kompania kosovare për furnizim me energji elektrike, KESCO Energy, ka thënë që nga 400 mijë konsumatorë sa u janë lexuar njehësorët, vetëm 14 për qind prej tyre kanë pasur fatura mbi 100 euro.
“400 mijë konsumatorëve deri me tani u janë lexuar njehsorët. 86% prej tyre kanë pranuar fatura nën 100€. Pra, nga numri total i leximeve, del që vetëm 14% e konsumatorëve kanë fatura 100€ ose më tepër”, thuhet në njoftimin e KESCO-së.
Sipas tyre, edhe këto fatura përfshijnë përdorimin e energjisë elektrike për ngrohje e cila ua merr 70 për qind të konsumit.
“Edhe ato fatura që janë në shpenzim më të madh, bëhet fjalë për dy shërbime në një, pra për furnizim me energji elektrike dhe për ngrohje”.
“Ngrohja është shpenzues i madh i energjisë elektrike dhe në bazë të analizave që ekspertët e kompanisë i kanë bërë, në Kosovë konsumatorët që ngrohen me energji elektrike, ngrohja ua merr mbi 70% të konsumit.