Këshilli i Përgjithshëm, LVV: Përpjekje maksimale për evitimin e zgjedhjeve të reja

Këshilli i Përgjithshëm, LVV: Përpjekje maksimale për evitimin e zgjedhjeve të reja

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e 62-të të Këshillit të Përgjithshëm.

Mbledhja nisi me fjalimin e kryetarit të LVV dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili falënderoi anëtarët dhe aktivistët për angazhimin gjatë fushatës zgjedhore.

Në fjalën e tij, ai përmendi prioritetet e qeverisë për periudhën në vijim, duke përfshirë investime të planifikuara në fushën e mbrojtjes, prodhimit dhe investimeve kapitale. Sipas deklarimeve, synohet ndarja e nga një miliard eurosh për secilën prej këtyre fushave, përkatësisht në ushtri, prodhim dhe projekte kapitale vjetore.

Kryeministri foli gjithashtu për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

“Kryeministri po ashtu në fjalën e tij foli edhe për temën e Presidentit me ç’rast ai njoftoi për përpjekjet maksimale që po bën në këtë çështje dhe njëkohësisht evitimin e zgjedhjeve të reja”, thuhet në njoftimin e LVV.

Në përfundim, drejtuesit e Lëvizjes ritheksuan angazhimin për realizimin e objektivave të shpallura dhe për vazhdimin e punës në funksion të institucioneve dhe qytetarëve.

Related Articles