Këshilltari i Bislimit: Termi “personat e zhdukur me dhunë” është i përfshirë në deklaratë

Këshilltari i Bislimit: Termi “personat e zhdukur me dhunë” është i përfshirë në deklaratë

Këshilltari i zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi, Klisman Kadiu ka thënë se termi “personat e zhdukur me dhunë” është përfshirë në Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, Kadiu ka deklaruar se tashmë, pritja për fatin e personave të zhdukur me dhunë duhet të marrë fund.

“Në deklaratë, në paragrafin e dytë, theksohet: “Duke patur parasysh që kjo Deklaratë ndjek kuptimin e ICRC për Personat e Zhdukur, i cili përfshin personat e zhdukur me dhunë”. Pra, termi personat e zhdukur me dhunë, është i përfshirë në deklaratë, ashtu siç është shprehur edhe së fundmi, pas takimit të 4 prillit, atëherë dhe kur u arrit ky dakordim në takimin e kryenegociatorëve. Pritja e gjatë dhe e padrejtë për fatin e personave të zhdukur me dhunë duhet tashmë të marrë fund”, ka shkruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, miratuan sot Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.

Nga Bashkimi Evropian thanë presin që kjo të pasohet me “paraqitjen dhe diskutimet për draftin e statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe” në Kosovë.

Related Articles