Këshilltari i ministrit Mehaj shpërndan postimin skandaloz kundër ShBA-së

Këshilltari i ministrit Mehaj shpërndan postimin skandaloz kundër ShBA-së

Sami Hajrullahu, një nga këshilltarët politikë të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë një veprim skandaloz në llogarinë e tij në Facebook.

Hajrullahu, ka shpërndarë në Facebook një shkrim – po aq të turpshëm, aq edhe i pahijshëm – ku thuhet se “shitja prej ShBA -ve e interesave të popullit të Kosovës, pritej”.

Statusi i shpërndarë nga Hajrullahu u shkrua të hënën mbrëma nga Muharrem Xhafa, i cili sipas të dhënave publike në Facebook, thuhet se ka punuar në Partinë e Punës në Shqipëri.

Megjithatë, ta shtjellojmë pakëz këtë status i cili është mjaft problematik, veçmas për një shoqëri kosovare e cila është thellësisht pro-amerikane ndër vete.

Xhafa, shkruan se ndihmës së ShBA-së për çlirimin e Kosovës nga regjimi serb “i doli tymi”.

Madje, ai thotë se Evropa e ndau Shqipërinë, me “aminin” e ShBA-së, më 1913.

E duke bërë një kësi lloj paralele, ai pretendon se e njëjta po ndodh edhe më 2023, shkruan Paparaci.

“Shitja prej SHBA -ve e interesave të popullit të Kosovës, pritej! “Ndihmës”, që SHBA-të dhanë për “çlirimin” e Kosovës nga pushtuesit serbë, i doli tymi! Në thelb, me dakortësinë e Amerikës, Europa, më 1913, ndau Shqipërinë! Sot, me dakortësinë dhe me presionin e Amerikës mbi Kosovën, Europa po ndan Kosovën në dobi të Serbisë”, shkroi ai të hënën.

“SHBA-të dhe Europa jo vetëm të shesin, po edhe të vrasin për Rusinë dhe Serbinë! Si duket, titistët e Kosovës po fitojnë, jo populli! Një mësim i madh ky për Ukrainën dhe popullin e saj! Më 30 janar 2023”, përfundoi Hajrullahu, i cili është edhe një nga përkrahësit e diktatorit të Shqipërisë, Enver Hoxha.

Hajrullahu, i cili figuron si këshilltar politik i ministrit Mehaj në ueb-faqen e ministrisë së Mbrojtjes, ka bërë thirrje edhe për protestë si shenjë kundërshtuese ndaj formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Ai përveç shpërndarjes së aktiviteteve të ministrit Mehaj në Facebookun e tij, më 27 dhjetor, vuri në pikëpyetje prezencën e KFOR-it në Kosovë, pas barrikadave në veri të vendit.

Sami Hajrullahu – këshilltari i ministrit Mehaj – i dyti nga e majta
FOTO: Facebook


“Përse është KFOR-i këtu!? Plagosje policësh, rrahje qytetarësh, rrahje gazetarësh, barrikada, sllogane fashiste gjithandej në veriun e R. së Kosovës! Për çudi, asnjë reagim, thua se nuk po ndodhë asgjë! Si ka mundësi që KFOR-i si përgjegjësi kryesor për sigurimin e lirisë së lëvizjes dhe qarkullimit të mallrave bënë thirrje që barigadat të heqen përmes dialogut!?”, shkruante Hajrullahu.

“Ku ka ndonjë vend në botë ku ndalohet liria e lëvizjes nga terroristët ndërsa institucionet përgjegjëse bëjnë sehir!? KFOR-i vazhdimisht thirret në rezolutën 1244 të KS të OKB-së, ndërsa misioni kryesor i tyre sipas kësaj rezolute është sigurimi i lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe qarkullimi i mallrave dhe kapitalit! A ndërtohet shteti ligjor kështu!?”, përfundoi ai.

Related Articles