Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz, është shprehur se Shtetet e Bashkuara synojnë të arrijnë një paqe të përheshme mes Moskës dhe Kievit, që përfshin koncesione, në këmbim të garancive të sigurisë, të drejtuara nga Evropa.
Waltz shtoi se për këtë nevojitet një udhëheqës ukrainas që është i gatshëm për të arritur një paqe të qëndrueshme me Rusinë, por nuk është e qartë nëse zoti Zelenksiy është i përgatitur për një gjë të tillë.
I pyetur nëse zoti Trump dëshiron dorëheqjen e Pesidentit Zelenskiy, zoti Waltz tha për programin “State of the Union” të rrjetit CNN se “ne kemi nevojë për një udhëheqës që mund të merret vesh me ne, mundësisht me Rusisë dhe t’i japë fund luftës”, transmeton Gazeta Enigma.
“Nëse bëhet e qartë se motivet persoanle ose politike të Presidentit Zelensky bien ndesh me dhënien fund të luftës në vendin e tij, atëherë mendoj se kemi përpara një problem real”, shtoi ai. /Gazeta Enigma