Këtë të hëne të 20 shtatorit, Policia e Kosovës ka marr një aksion në pikëkalimet kufitare në Jarinje, derisa veturat e Serbisë nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë pa targa të përkohshme, raporton Gazeta Enigma.
Asnjë veturë që niset nga Serbia drejt Kosovës, nuk mund të kalojë në pikat kufitare, pa u pajisur me targat e përkohshme të Republikës së Kosovës.
Vendimi për këtë është nënshkruar sot, nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Ndërkaq tashmë kanë nisur të hyjnë veturat e para nga Serbia në Kosovës, të cilave nëpër pikat kufitare po iu vendosen tabelat e përkohshme.