Sot dhe nesër unaza qendrore e Prishtinës do të jetë njëkahore, shkruan Gazeta Enigma.
Ndërsa, rruga “Xhorxh Bush” është e bllokuar për vetura dhe do të shfrytëzohet për “Festivalin e Pranverës” i cili mbahet për herë të parë në kryeqytet.
Nga kjo rrugë ka ndarë foto Alban Zogaj, nënkryetari i Prishtinës, ku shihet se aty tashmë ka zënë vend një tabelë ping-pongu e cila po shfrytëzohet nga fëmijët për argëtim në këtë ditë vikendi.
Kurse, rrugët e unazës qendrore në kryeqytet raportohet të kenë krijuar kolona të shumta.