Gërvalla e uron Irlandën për kryesimin e Presidencës së Këshillit të Evropës

Gërvalla e uron Irlandën për kryesimin e Presidencës së Këshillit të Evropës

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla e ka uruar Irlandën për kryesimin e Presidencës së Këshillit të Evropës.



Gërvalla thotë se pret që të vazhdojë bisedimet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, shkruan Gazeta Enigma.

“Ne i dëshirojmë Irlandës një presidencë të suksesshme në Këshillin e Evropës. Ne presim që të vazhdojmë dialogun tonë rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Kujtojmë se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mbeti jashtë agjendës, teksa dje në Torino të Italisë u mblodhën ministrat e jashtëm të kësaj organizate ndërkombëtare.

Mirëpo, Austria dhe Kroacia kanë deklaruar mbështetjen për anëtarësim, duke thënë se dyert e Këshillit të Evropës duhet të jenë të hapura për Kosovën.

Related Articles