Është zhvilluar dje derbi më i zjarrtë në Kosovë mes Gjilanit dhe Dritës.
Ky ballafaqim u mbyll me rezultatin e barabartë, 1-1. Golin për Dritës e realizoi Ron Broja në pjesën e parë, kurse Mevlan Zeka e barazoi nga penalltia, raporton Gazeta Enigma.
Më së shumti këtij barazimi i është gëzuar skuadra e Ballkanit e cila me fitoren ndaj Llapit e ka rrëzuar Dritën nga pozita e parë.
Tifozët në Suharekë u elektrizuan kur e kuptuan që skuadra e Gjilanit kishte barazuar rezultatin ndaj Dritës.
Drita tashmë e ka humbur vendin e parë. “Intelektualtët” kanë 67 pikë, kurse Ballkani në vendin e parë ka mbledhur 69 pikë.
SC Gjilani zë vendin e tretë me 52 pikë të mbledhura, matematikisht i duhet edhe një pikë për t’i siguruar garat evropiane.
/Gazeta Enigma/