Këta janë bashkatdhetarët që vdiqën si pasojë e aksidentit në Kroaci
Mëngjesi i sotëm ishte i kobshëm për Kosovën pasi një autobus i linjës Frankfurt – Prishtinë u rrokullis në Slavonski Brod të Kroacisë dhe humbën jetën 10 bashkatdhetarë e dhjetëra të tjerë u lënduan.
Gazeta Enigma ka mësuar disa nga emrat e personave që ndërruan jetë në aksidentin e sotëm, sipas publikimeve në rrjete sociale.
Valentina Binakaj, 1975 Baballoq – Deçan
Sevdail Rruatemi, 1973 Pakashticë e Epërme – Podujevë
Naser Sylemetaj, 1974 Gjakovë
Leunora Kolmekshaj, 1981 Radoste
Kujtim Kastrati, 1981 Radoste
Hamet Hoxha, 1966 Randobravë – Gjakovë
Poashtu është mësuar se katër nga dhjetë viktimat e konstatuara ende nuk janë identifikuar dhe se për arsye të ndryshme emrat e tyre nuk janë bërë publike.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti po qëndron në Kroaci ku ka vizituar të gjithë udhëtarët e lënduar nga aksidenti i sotëm. Ai tha se bashkë do t’ia dalim më kollaj e më shpejtë, teksa edhe ngushëlloi familjet e viktimave.
Ndërsa, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka bërë të ditur se gjendja e të lënduarve nga aksidenti tragjik në Kroaci është stabile dhe se të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.