Vetëm katër kryetarë aktual të komunave kanë arritur ta sigurojnë fitoren në raundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtura më 17 tetor.
Agim Aliu i Ferizajit e ka rikonfirmuar besimin nga qytetarët dhe do të vazhdoj edhe një mandat tjetër.
Në Suharekë, Bali Muharremaj do të vazhdojë të jetë në krye të komunës.
Imri Ahmeti i LDK-së do të jetë edhe për një mandat në krye të komunës së Lipjanit.
Edhe Deçani do të vazhdojë të drejtohet nga Bashim Ramosaj i AAK-së.