Këta janë kryesuesit e komisioneve për të cilët u kërkua paraburgimi për manipulim me vota në Prizren

Këta janë kryesuesit e komisioneve për të cilët u kërkua paraburgimi për manipulim me vota në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka filluar të mbaj seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë për rastin në të cilin më 23 janar 2026 janë ndaluar gjithsej 109 persona, të dyshuar për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit.

Ndaj 23 kryesuesve të numërimit nga gjashtë parti politike është kërkuar masa e paraburgimit nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Pesë kryesues të komisioneve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren: Ardijan Lipoveci, Qëndrim Krasniqi, Bekim Basha, Admir Krasniqi dhe Bekim Berisha;

Pesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës: Alketë Vorfi, Lot Kyçyku, Vehbi Berisha, Olta Sheh dhe Agon Daka;

Tetë të Partisë Demokratike të Kosovës: Granit Paçarizi, Durim Shala, Fatih Llallo, Sabrije Bytyçi, Art Hasani, Aulon Krasniqi, Xhevdet Shemsedini dhe Ideal Paçarizi;

Katër të Lidhjes Demokratike të Kosovës: Muhamet Jakupi, Jetmir Hajdari, Bashkim Xhabali dhe Ensar Gështenja;

Një i KDTP-së, Ilknur Haci /Kallxo.com

Related Articles