Ky vit padyshim që është një prej viteve më të suksesshme për futbollistët kosovarë.
Plot pesë futbollistë nga Kosova që luajnë anë e mbanë botës kanë arritur të fitojnë trofe me skuadrat e tyre deri më tani.
Mbremë kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, arriti të shpallet kampion i Italisë me Napolin.
Javën që lam pas, furtbollisti Donat Rrudhani është shpallur kampion i Zvicrës me skuadrën e Young Boys.
Arbonor Muja i cili në këtë sezon u transferua nga Drita te skuadra belge Antwerp, ka arritur të fitojë Kupën e Belgjikës.
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Aro Muric, ka arritur të fitoj titullin në Championship dhe në sezonin e ardhshëm do të luaj në Premierligën angleze.
Futbollisti i pestë nga Kosova që ka arritur të fitoj trofe këtë sezon është Valon Berisha.
Ai arriti të shpallet kampion i Australisë me skuadrën e Melburne Cityt.