Këta janë tre anëtarët e familjes Pacolli që humbën jetën tragjikisht në lumin Lepenc

Këta janë tre anëtarët e familjes Pacolli që humbën jetën tragjikisht në lumin Lepenc

Katër anëtarët e familjes Pacolli nga Kosova ishin duke u kthyer nga Shkupi drejt Prishtinës, kur fatkeqësisht, në rrugën Shkup – Bllacë u aksidentuan dhe ranë në rrjedhën e lumit Lepenc, ku njëri prej tyre është shpëtuar.

Shkëlqim Pacolli, 21 vjeçar, ka kërcyer nga vetura e tipit BMW që u aksidentua, te tuneli i Shkupit, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes Naim, Merita dhe Ermal Pacolli janë gjetur pasditen e sotme.

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se është nxjerrë vetura me trupat e pajetë e cila përfundoi dje në lumin Lepenc si shkak i një aksidenti.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se pas një pune intenzive ekipet e kërkim-shpëtimit nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë arritur ta lokalizojnë veturën në lumin Lepenc ku pas shumë përpjekjeve është arritur nxerrja e veturës, me trupat e pajetë në të”, thuhet në njoftim.

Related Articles