Këta janë tre të plagosurit nga të shtënat me armë në Podujevë, njëri kalimtar i rastit

Këta janë tre të plagosurit nga të shtënat me armë në Podujevë, njëri kalimtar i rastit

Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e tre personave që mbetën të plagosur në incidentin me armë zjarri që ndodhi në Podujevë.

Sipas burimev, të plagosurit janë:

Fidaim Zejullahu (1990), me shtetesi gjermane;
Agim Xhemaji
Argjend Islami, rreth 25 vjeç, i cili, sipas informacioneve fillestare, ishte kalimtar i rastit në momentin kur u hap zjarri.

Burimet tona bëjnë të ditur se deri në këtë fazë të hetimeve, njësitë policore kanë identifikuar dhe sekuestruar 23 prova materiale në vendin e ngjarjes, përfshirë armë, gëzhoja dhe dëshmi të tjera që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

Tre autoambulanca kanë transportuar të plagosurit nën përcjelljen e Policisë, ndërsa të paktën njëri prej tyre është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet intensive për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.

Related Articles