Ky është i plagosuri i katërt nga të shtënat në Podujevë – ai dhe një tjetër i plagosur janë vëllezër

Ky është i plagosuri i katërt nga të shtënat në Podujevë – ai dhe një tjetër i plagosur janë vëllezër

Sinjali mëson se Fatlum Zejnullahu është personi i katërt që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën në Podujevë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Fatlumi dhe Fidaim Zejnullahu, i cili gjithashtu mbeti i plagosur në këtë incident, janë vëllezër.

Me identifikimin e Fatlumit, numri i të plagosurve nga kjo ngjarje ka shkuar në katër. Deri më tani, të identifikuarit janë:

Fidaim Zejnullahu, rreth 36-vjeçar, shtetas gjerman;

Fatlum Zejnullahu;

Agim Xhemaji;

Argjend Islami, kalimtar i rastit.

Policia po vazhdon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dhjetëra prova materiale që pritet të ndihmojnë në hetim.

Related Articles