Kryesia e Kuvendit do të mblidhet këtë të hënë, dhe mbledhja do të nis në orën 11:00, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar,
Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.14/62 datë 23.02.2022, për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë,
Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidateve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave,
Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nga komunitetet joshqiptare.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave /Gazeta Enigma/