Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë bërë të ditur se këtë të mërkure duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe të tjerëve, raporton Gazeta Enigma.
Aktakuza i bënë përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer gjatë viteve 1998-1999.
Qeveria e Kosovës dhe shteti i Kroacisë, kanë thënë se nuk mund të jenë garantues për lirim me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Speciale në Hagë.