Këto jan tri dështimet e Qeverisë Kurti sipas Vlora Çitakut

Këto jan tri dështimet e Qeverisë Kurti sipas Vlora Çitakut

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, tash nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku gjatë ka folur për pozicionin e PDK-së pas zgjedhjeve lokale 2021, për reformën në këtë parti dhe rolin e saj në opozitë.

Çitaku ka folur edhe për qeverisjen e Albin Kurtit si dhe ka treguar se cilat janë dështimet e qeverisjes sipas saj. 

Politika e jashtme, menaxhimi i pandemisë dhe dorëheqja e gjeneralit Rrahman Rama, sipas Vlora Çitakut, konsiderohen disa nga dështimet e Qeverisë së Kosovës.

Ajo u shpreh se rasti i Ramës është i paprecedentë.

“Ditëve të fundit pamë dorëheqjen e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Rrahman Rama. Është e paprecedentë që një situatë e tillë. Ka pasur edhe më herët që janë ndërruar, dikush ka shkuar në pension e dikush dika tjetër. Mirëpo të kërkohet nga komandanti i FSK-së që të shfrytëzoj asetet e FSK-së për operacione policore është shkelje e rëndë. Besoj që çdo gjë është bërë e qartë. Zotëri Rama e don Kosovën, është shërbyes i vyer publik, unë nuk pres që ai të flas. Ministri i Mbrojtjes ka kërkuar nga gjenerali Rama që t’ia jap në shfrytëzim asetet e FSK-së, për operacione policore”, tha Çitaku.

Sipas saj, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka qenë ai që i ka kërkuar gjeneralit Rama asetet e ushtrisë për operacione policore, çka ka sjellë deri në kërkesën për dorëheqje.

“Është shkelje flagrante e Ligjit, por edhe marrëveshjeve me partnerët ndërkombëtar, të cilët e kanë bërë donacionin. Për mua kjo ka qenë jashtëzakonisht shqetësuese sepse është prekur në integritetin e institucionit më kredibil dhe më profesional që ka ndërtuar Kosova në këto 20 vite. Këtë e ka bërë ministri Mehaj, sigurisht ai nuk ka vepruar vetëm, për këtë duhet të ketë përgjigje sepse është cenuar integriteti i institucionit më kredibil i Kosovës”, tha Çitaku.

Po ashtu, ish-ministrja e ambasadorja e Kosovës në ShBA, ka thënë se çështja e emërimit të ambasadorëve në shumë shtete të botës është abstenim nga ushtrimi i politikës së jashtme.

“E mora këtë si diçka më të freskët, sepse ne kemi pasur gjashtë muaj ambasada tona pa titullar. Ky është abstenim nga ushtrimi i politikës së jashtme. Ka pasur edhe situata të tjera, mirëpo nuk është detyra e opozitës vetëm të kritikoj. Nuk do ta marrim modelin e të bërit opozitë siç është bërë deri më tani. Ne e kemi paralajmëruar dhe këtë çështje e kemi të rregulluar edhe me statut. Do të formojmë kabinetin e qeverisjes së mirë, prej nga ne shpresojmë që Qeverisë aktuale, të jemi në gjendje të i ofrojmë jo vetëm kritikë, por edhe alternativë”,  u shpreh Çitaku në ‘Telegraf’.

Related Articles