Këto janë 38 qendrat për votimin me kusht

Këto janë 38 qendrat për votimin me kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka miratuar listën e përgjithshme të qendrave të votimit ku do të zhvillohet procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme në vend.

Duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, me qëllim të mundësimit të votimit me kusht, KQZ ka caktuar në secilën komunë nga një qendër votimi me kusht.

Si rrjedhojë, në të gjithë vendin do të funksionojnë gjithsej 38 qendra votimi, me 57 vendvotime, në të cilat lejohet votimi me kusht.

“Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, votimi me kusht është i mundur për votuesin në cilëndo komunë, pasi Kosova është një zonë e vetme zgjedhore dhe në çdo komunë shpërndahen fletëvotimet me përmbajtjen e njëjtë”, thuhet nga KQZ.

Po ashtu, KQZ ka bërë të ditur se votimi me kusht u mundësohet votuesve që e kanë emrin në listën votuese, por që për arsye objektive nuk arrijnë të votojnë në vendvotimin e tyre të caktuar.

Numërimi i votave me kusht do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, disa ditë pas ditës së zgjedhjeve, pas përfundimit të të gjitha procedurave të parapara.

Kjo është lista dhe adresat e qendrave të votimit për votimin me kusht më 28 dhjetor 2025:

Related Articles