Këto janë dy kushtet që Kosova duhet t’i plotësojë për t’u anëtarësuar në NATO

Këto janë dy kushtet që Kosova duhet t’i plotësojë për t’u anëtarësuar në NATO

Eksperti i sigurisë, Lulzim Peci, ka thënë se për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO duhet të plotësohen dy kushte.

“1. Mençuria e Qeverisë dhe politikes së Kosovës për të prodhuar stabilitet dhe siguri të brendshme për gjithë qytetarët e saj, si dhe duke u bërë faktor i paqes dhe sigurisë rajonale, përfshirë këtu edhe projektet strategjike të diversifikimit të energjisë”,

“2. Budallakia eventuale e Serbisë dhe Republikës Serbe për të destabilizuar rajonin me vepra, duke rrezikuar fillimin e konflikteve te reja te armatosura”, ka shkruar Peci.

Ndryshe, një deklaratë e ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj se Kosovës duhet t’i ofrohet një anëtarësim i shpejtë në NATO dhe se në vend duhet të vendoset një bazë e përhershme ushtarake amerikane ka bërë jehonë në mediat e njohura ndërkombëtare.

Agresioni ushtarak rus mbi Ukrainën ka shkaktuar shqetësime te shumë shtete sa i përket aspektit të mbrojtjes dhe sigurisë për vendet e tyre.

Edhe vende si Finlanda apo Suedia kanë kërkuar anëtarësim në NATO.

Related Articles