Këto janë dy mungesat e mëdha të Kosovës për ndeshjen me Spanjën

Këto janë dy mungesat e mëdha të Kosovës për ndeshjen me Spanjën

Kosova ka barazuar me Greqinë në ndeshjen e katërt të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Dardanët pas fitores 0-1 ndaj Gjeorgjisë kanë barazuar me rezultat 1-1 me grekët në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Golin e vetëm për Kosovën në këtë takim e ka shënuar Vedat Muriqi në minutën e 92-të.

Por përveç dy pikëve të humbura, Kosova ka humbur edhe dy futbollistë për ndeshjen e radhës.

Besar Halimi dhe Lirim Kastrati janë ndëshkuar me kartonë të verdhë dhe do të mungojnë ndaj Spanjës.

Të dy lojtarët kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jenë në dispozicion për ndeshjen me Spanjën.

Related Articles