Këto janë kërpudhat helmuese që dyshohet se i mblodhën tre anëtarët e familjes nga Gjilani dhe vdiqën

Këto janë kërpudhat helmuese që dyshohet se i mblodhën tre anëtarët e familjes nga Gjilani dhe vdiqën

Mjaftoi një kërpudhë për t’i marrë jetën familjes Haliti. Disa ditë më parë 3 anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani i Kosovës ndërruan jetë pas një helmimi ushqimor. Prej disa ditësh ato ndodheshin në shtëpinë e tyre të pushimit në Gjirin e Lalzit.

Mendohet se nëna, djali dhe nusja e shtëpisë Haliti kanë shëtitur në pyllin e pishave, këtu Afrimi së bashkë me nënën dhe bashkëshorten e tij kanë mbledhur kërpudha helmuese. Pikërisht kjo kërpudhë që unë kam në dora njihet si kësula e vdekjes. Sipas biologëve kjo kërpudhë dëmton mëlçinë dhe veshkat. Shumë njerëz pretendojnë se janë njohës të kërpudhave.

Sipas ish-ministrit të bujqësisë Edmond Panariti, për të kuptuar nëse kërpudhat janë vdekjeprurëse ose jo, mjafton një fletë filtri dhe pak acid klorihidrik.

Konsumatorët duhet të bëjnë kujdes jo vetëm me kërpudhat e egra në pyll, por edhe ato të kultivuara që gjejmë në tregjet e Tiranës. Kujdes kur blini kërpudha duhet që ato që të kenë etikën të shoqëruar me datë skadence dhe të dhënat e origjinës.

Related Articles