Këto janë ngjarjet që pritet të ndodhin sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet që pritet të ndodhin sot në Kosovë

Ngjarjet që pritet të ndodhin sot në Kosovë, 25 gusht 2021.

10:00
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës organizojnë protestë, duke marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës. (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

11:00
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pret në takim Ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, ku pas takimit, do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. (Ministria e Drejtësisë)

11:00
Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike të QKUK-së, do pranohet donacioni në vlerë 65 000 dollarësh nga Rotary Club Prishtina, në të cilin përfshihen pajisje për kabinetin e urodinamikës. (Klinika Kirurgjisë Pediatrike të QKUK-së)

11:00
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet kompanisë SPEEX dhe Gjimnazit “Eqrem Çabej”në Vushtrri, për ofrimin e praktikës për nxënësit e gjimnazit në fushën e telekomunikimit. (Hapësirat e kompanisë SPEEX, rr. “Dëshmorët e Kombit”, p.n., Vushtrri)

Related Articles