Kandidati për kryeministër nga Koalicioni Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë disa premtime për Vushtrrinë.
Ai tha “mandatin e ardhshëm do të kompensojmë bujqit e Vushtrrisë nga dëmet e vërshimeve, ndërtojmë ambulancën specialistike për Spitalin e qytetit, rregullojmë impiantet përgjatë lumit Silnica dhe stabilizojmë shtratin e lumit, rregullojmë rrugën nga ish-fabrika e Llamarinës deri në Mitrovicë dhe ndërtojmë rrethrrotullimin e ri në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë pranë lagjes Cakaj”.
Kurti po ashtu përmendi se “këtë mandat i kemi ndërtuar rrugët nga Ura e Sitnicës deri te Llamkos, Akrashticë-Balnic, Dumnicë e Ulët- Dumnicë e Epërme, Druar-Pestovë, projekti i rrugës Hamdi Gashi dhe asfaltimi i rrugëve Drenica, Sllakoc-Nadakoc, Pantinë-Ashlan, krejt këto me vlerë mbi 4 milionë euro”.
