Procesi i numërimit të të gjitha votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka përfunduar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Gati një muaj pas përmbylljes së këtyre zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të njohura rezultatet e votave me kusht.
Sipas të dhënave të publikuara, rezulton se Lista Serbe ka marrë më shumë vota me kusht se sa koalicioni AAK-Nisma. Lista Serbe ka grumbulluar 746 vota, ndërsa koalicioni ndërmjet Haradinajt dhe Limajt ka arritur vetëm 663 vota.
Sa i përket përqindjeve nga votat me kusht, Lëvizja VETËVENDOSJE ka marrë 5,214 vota, që përbën 44.25% të totalit. Më pas, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 2,377 vota, ose 20.17%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 1,607 vota, që përbëjnë 13.64%.