Këto janë skuadrat që kanë siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Kosovës

Këto janë skuadrat që kanë siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Kosovës

Kanë përfunduar dy takimet e sotme në kuadër të Kupës së Kosovës.

Ballkani ka siguruar kualifikimin tutjet në rrethin e gjysmëfinaleve të kësaj gare duke mposhtur Malishevën me rezultat 0-3.

Danfa hapi llogarinë e golave në minutën e 25’të të takimit, kurse Gripshi me dy golat e tij vulosi fatin e kësaj ndeshje.

Në anën tjetër Suhareka poashtu ka siguruar biletën për gjysmëfinale pasi mposhti Vjosën me rezultat 0-1.

Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi, Mevlan Zeka në minutën e 79’të të takimit.

Në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës janë këto katër skuadra: Ballkani, Drita, Suhareka dhe Prishtina.

Related Articles