Këto janë temperaturat e motit për këtë javë

Këto janë temperaturat e motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbaj mot me diell dhe temperatura tipike pranverore.

Nga dita e premte do të ketë ulje të presionit atmosferik gjë që do të ndikoj edhe në çrregullimin e disa parametrave meteorologjik.

Kjo situatë e parashikuar do të krijoj kushte për mot të vranët dhe me reshje të shiut të cilat pastaj gjatë vikendit parashihen të rrisin intensitetin.

Në vise të larta parashihen reshje bore, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare reshjet e shiut parashihen të jenë të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.

Related Articles