Mbi 600 raste aktive me COVID në Kosovë

Mbi 600 raste aktive me COVID në Kosovë

Aktualisht në Kosovë janë 659 raste aktive me COVID.

Gjatë orëve të fundit janë regjistruar 37 raste të reja, ndërkaq janë shëruar edhe 32 qytetarë duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 223 mijë e 572.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.247 doza të vaksinës.

Deri më sot 820 mijë e 11 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 99 mijë e 780 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Related Articles