Këto ndeshje na presin në Superligë

Këto ndeshje na presin në Superligë

Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me dy ndeshje të tjera të xhiros së 29-të.

Pas barazimit të djeshëm mes Dukagjinit e Suharekës (1:1) sot do të luhen dy ndeshje të tjera të kësaj xhiroje.

Pas fitores së madhe në Gjilan, Llapi do ta kërkojë një tjetër trepikësh të qetësisë sot.

Të përzgjedhurit e trajnerit Tahir Batatina do t’i bëjnë konak Feronikelit 74 të dorëzuar tashmë.

Prandaj, llapjanët shihen si favoritë absolutë për të triumfuar në “Zahir Pajaziti”, në tentim për ta përmirësuar pozitën e tyre në tabelë.

Kurse, në duelin tjetër të ditës, Ferizaj do të mundohet t’i sigurojë pikët e qetësisë ndaj Malishevës, e cila e ka “blinduar” tashmë pozitën e tretë.

Dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje do të luhen nesër.

Dueli kryesor i kësaj xhiroje do të jetë ai mes Dritës dhe Prishtinës, ndërsa nesër do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër interesante, Ballkani – Gjilani.

Related Articles