Këto skuadra shprehin interesim për Xhakën dhe Manen, kjo pritet të jetë e ardhmja e Kane

Këto skuadra shprehin interesim për Xhakën dhe Manen, kjo pritet të jetë e ardhmja e Kane

Platforma angleze football.london thotë se ekipi italian Roma pritet të bëjë një tjetër tentim për të nënshkruar mesfushorin e Arsenal dhe të Zvicrës, Granit Xhakën. Të ju përkujtojmë verën e kaluar ishte spekuluar gjatë për dëshirën e “romakëve” për të marr Xhakën por megjithatë klubi londinez edhe me insistimin e trajnerit Arteta nuk i pranoi ofertat e italianëve.

LONDON, ENGLAND – JULY 01: Granit Xhaka of Arsenal celebrates scoring his teams second goal during the Premier League match between Arsenal FC and Norwich City at Emirates Stadium on July 01, 2020 in London, United Kingdom. (Photo by Chloe Knott – Danehouse/Getty Images)

Mediumi spanjoll goal.com thotë se sulmuesi i Liverpool dhe i kombëtares së Senegalit Sadio Mane është i gatshëm të ndërroj ekipin gjatë kësaj vere nëse atë e kërkojnë Barcelona apo Real Madrid. Përndryshe 29 vjeçari ende nuk është kthyer në Angli pasi që siç shihet edhe fotot e postuara në rrjetet sociale, është duke festuar me bashkë-kombësitë titullin e parë në historinë e futbollit senegalez Kampion i Afrikës, AFCON 2021 që u arrit pas një finale dramatike ku mu Sadio Mane ishte personazhi kryesor pasi realizoi penalltinë vendimtare kundër Egjiptit gjersa kishte dështuar nga pika e bardhë gjatë kohës së rregullt.

Gazeta angleze Express thotë se kapiteni anglez Harry Kane “është shumë i kënaqur më menaxherin e tanishëm të Tottenham-it Antonio Conte” por ende nuk ka vendosur.

Gazeta angleze Express thotë se kapiteni anglez Harry Kane “është shumë i kënaqur më menaxherin e tanishëm të Tottenham-it Antonio Conte” por ende nuk ka vendosur shkruan Daily Express duke cituar gazetarin Fabrizio Romano i cili megjithëse vetëm 28 vjeçar tashmë është treguar i saktë në informatat që po i ndan me mbi 5 milion ndjekës në Instagram.

Related Articles