Për 2 vjet sa ishte deputet, Labinot Tahiri shpenzoi për udhëtim gati 2 mijë euro

Për 2 vjet sa ishte deputet, Labinot Tahiri shpenzoi për udhëtim gati 2 mijë euro

1 mijë e 920 euro ka shpenzuar për udhëtim, ish deputeti i Kuvendit, Labinot Tahiri, raporton Gazeta “Enigma”.

Tahiri, i cili ishte deputet nga radhët e Aleancës Kosova e Re, ishte deputet përgjatë viteve 2017-2019.

Kujtojmë se të martën u publikua lista e shpenzimeve për udhëtim, për gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës qysh nga viti 2011 deri në vitin 2021.

Deputetët kompensohen për udhëtime bazuar në vendimin e vitin 2011, ku parashihet që pagesat e udhëtimit me 10 euro bëhen deri në 30 kilometra rrugë, 20 euro për deri në 60 kilometra rrugë dhe 30 euro për mbi 60 kilometra rrugë. / Gazeta Enigma.

Related Articles