Këtu mund t’i raportoni keqpërdorimet me çmimet e produkteve për Bajram

Këtu mund t’i raportoni keqpërdorimet me çmimet e produkteve për Bajram

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ftuar qytetarët e Kosovës që edhe në ditët e festave të vazhdojnë t’i adresojnë ankesat e tyre në çdo rast se gjykojnë se ka keqpërdorimi apo manipulim lidhur me çmimet në treg, raporton Gazeta Enigma.

Ministria ka njoftuar se raportimet qytetarët mund t’i bëjnë përmes telefonit apo në platformën për mbrojtjen e konsumatorit.

“Qytetarët inkurajohen të njoftojnë menjëherë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000 ose në platformën: https://konsumatori.rks-gov.net/Mbrojtja e konsumatorit është ndër prioritetet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Related Articles