Xhiro e 32-të në Superligë sot nis me dy ndeshje interesante

Xhiro e 32-të në Superligë sot nis me dy ndeshje interesante

Emocionet e futbollit kosovar do të rikthehen sot me dy ndeshje interesante, Ulpiana – Gjilani dhe Prishtina – Dukagjini.

Këto dy ndeshje do të luhen në kuadër të xhiros së 32-të.

Ulpiana kërkon fitore për prestigj pasi duket se tashmë është dorëzuar për luftën për mbijetesë.

Kurse, Gjilani kërkon fitore që ta rikthehej pozitën e dytë dhe mos të rrezikohet nga Llapi që është vetëm dy pikë mbrapa.

Prishtina dhe Dukagjini do të luhet në “Fadil Vokrri”, fitorja për të dy skuadrat është e rëndësishme për t’i ikur zonës së barazhit./GAZETA ENIGMA/

Related Articles