Sot me fillim nga ora 17:00 edhe Klubi Futbollistik “Drenica” i fillon përgatitjet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.
Kryetrajneri i ri i skuadrës drenicase do të jetë Bekim Shotani, raporton Gazeta Enigma.
Redaksia e Enigmës e ka kontaktuar Presidenten e klubit, Mihane Kodra – Bekteshi e cila e ka konfirmuar se drejtimin e skuadrës ia kanë besuar Shotanit.
“Kuqezinjtë” deri më tani kanë pasur largime të shumta si pasojë e probleme financiare.
Kujtojmë që nga Drenica është larguar Baton Zabërgja, Kreshnik Uka, Granit Jashari, Genc Hamiti.
/Gazeta Enigma/