Drama e finales së Kupës së Kosovës, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është përshkruar me një sërë mundësish për të dyja ekipet, por Llapi ishte ajo që triumfoi në fund.
Plotë 90 minuta kanë kaluar në dy gjysmëlojë, pa gola të shënuar, ndërsa është dashur vetëm 5 minuta për t’u realizuar dy gola, nga një në dy portat, atë të Llapit e më pas edhe të Dukagjinit.
Pas 120 minutash lojë, ndeshja është mbyllur me rezultat të barabart (1:1) dhe është dashur që të ekzekutohen penaltitë për t’u përcaktuar fituesi i kupës.
Pas ekzekutimit të penaltive, skuadra e Llapit ishte më e koncentruar, dhe arriti të shënoj fitore 5:4 pesë penalti, dhe rezultat përfundimtar 6 : 5