Gjatë ditës së djeshme, kanë shpërthyer zjarre të mëdha në Kçiq të Vogël të Mitrovicës.
Flakët, pos që dogjën mijëra hektarë tokë, rrezikuan edhe banorët.
Katër shtëpi të vjetra e të pabanuara u dogjën.
Fatmirësisht nga zjarret nuk u lënduan njerëzit.
E mëngjesin e sotëm, për t’iu dalë në ndihmë banorëve dhe zjarrfikësve u aktivizua edhe KFOR-i.
Forcat ushtarake të NATO-s në Kosovë, nisën fikjen e zjarrit nga ajri.