Pjesëtarët e KFOR-it dhe ata të EULEX-it kanë arritur afër objektit të komunës së Zveçanit kur para rreth një ore një grup serbësh ishin mbledhur për të kundërshtuar hyrjen në objekt të komunës të kryetarit të sapo zgjedhur. Zonën nga lart po e monitoron edhe një helikopter i KFOR-it.
Disa vetura zyrtare të Policisë së Kosovës janë shkatërruar nga grupi protestues ndërsa janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.
Deri më tani përveç dëmeve materiale nuk është njoftuar për ndonjë person të lënduar.
PAMJE: