Mbrëmë Klan Kosova ka raportuar se një veturë e KFOR-it ishte goditur të premten mbrëma nga një automjet tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në Leposaviq derisa automjeti i KFOR-it ka qenë i ndalur, ndërsa mësohet se vetura është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti është lajmëruar edhe në polici si “Rrezikim i personave ndërkombëtarë”.
E kjo u konfirmua edhe nga KFOR-i, derisa mohon se ishin cak i ndonjë sulmi atje
“Asnjë veturë e KFOR-it nuk ka qenë cak i një sulmi nga persona të panjohur në Leposaviq. Ky ndoshta është një keqkuptim që lidhet me një aksident trafiku të një veture të KFOR-it në të njëjtën zonë”, thuhet në përgjigje për Klankosova.tv
Ndërkaq të shtunën u raportua po ashtu se KFOR-i ka qenë cak i sulmit në Leposaviq.