Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate për media kanë thënë se mirëpresin vendimin e mbrëmshëm që doli nga takimi Rakiq-Vuçiq në Rashkë për largimin e barrikadave në veri të Republikës së Kosovës.
“KFOR-i mirëpret vendimin e mbrëmshëm për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
KFOR ka thënë se heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt dhe në mënyrë të sigurt duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku.
Ndërkohë kanë thënë se mbesin vigjilent dhe mund të ndërhyjnë nëse është e nevojshme bazuar në mandatin e tyre.
“ Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm. KFOR-i po monitoron nga afër zhvillimet. Ne mbetemi jashtëzakonisht vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë bazuar në Rezolutën 1244 të 1999”, përfundon komunikata.