Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se në bashkëpunim me trupat amerikane të aviacionit të vendosur në Komandën Rajonale-Lindje, po ndihmob për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë pjesë të ndryshme të vendit, raporton Gazeta Enigma.
Dy helikopterë ushtarakë të tipit UH-60 Black Hawk kanë realizuar një seri operacionesh ajrore për hedhjen e ujit në zonat e prekura, me qëllim mbajtjen nën kontroll të flakëve që rrezikonin jetën e banorëve dhe infrastrukturën lokale.
“Gjatë dy orëve të operimit, ekipet ajrore realizuan gjithsej 18 hedhje, duke transportuar mbi 43.500 litra ujë në rajonet e përfshira nga zjarret”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
“Kjo ndërhyrje dëshmon gatishmërinë e menjëhershme dhe angazhimin e fortë të misionit të NATO-s për mbështetjen e institucioneve lokale dhe mbrojtjen e civilëve në kohë krizash”.
Ndërkaq aktualisht 5 vatra zjarri raportohet se janë aktive/