KFOR pas reciprocitetit me tabelat e përkohshme RKS: Situata në Veri është stabile

KFOR pas reciprocitetit me tabelat e përkohshme RKS: Situata në Veri është stabile

Misioni i NATO’s në Kosovë, KFOR, e ka vlerësuar stabile situatën në vend, pasi në kufijtë ka nisur të zbatohet reciprociteti me tabelat e përkohshme e RKS për veturat me tabela nga Serbia që hyjnë në territorin e Kosovës.

Zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella, në një deklaratë për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se misioni i NATO’s po e vazhdon aktivitetin e tij në përputhje me mandatin e tij nga OKB.

“Situata e sigurisë është stabile”, thuhet në përgjigjen e KFOR për Reporteri, përmes zëdhënësit të saj.

“KFOR po vazhdon aktivitetet e tyre në përputhje me mandatin e tij ne OKB, që rrjedh nga rezoluta 1244 e vitit 1999 e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një mjedis të sigurt, si dhe liri të lëvizjes në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thekson Minutella.

Related Articles