Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia në takimin me Shefat e Mbrojtjes së NATO-s, ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë.
Ai ka thënë se situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por jashtëzakonisht e brishtë dhe e paqëndrueshme.
“Aktualisht, situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por jashtëzakonisht e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura”, ka thënë Ristuccia.
Komandanti i KFOR-it nënvizoi se KFOR-i vazhdon të zbatojë çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme mandatin e tij të OKB- së për të ruajtur sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme.
Ai gjithashtu u shpreh se KFOR-i vazhdon të krijojë kushtet që dialogu i lehtësuar nga BE të konsolidohet dhe të ecë përpara.
Ristuccia ndërkohë falënderoj edhe aleatët dhe partnerët për kontributin dhe mbështetjen e tyre në misionin e NATO-s.
#NATO KFOR Commander, MG Ristuccia, spoke at the recent Chiefs of Defence #NATOCHoDs meeting. He thanked Allies & partners for their contributions & support to @NATO_KFOR's mission and updated them on #KFOR’s activities and the security situation pic.twitter.com/A1naI9vOqj— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) January 19, 2023