KFOR ka njoftuar se ushtarët e njësisë për asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD), të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), kanë zhvilluar një ushtrim stërvitor në Kampin Novo Selo, me qëllim forcimin e procedurave dhe rritjen e kapaciteteve për identifikimin dhe neutralizimin e kërcënimeve të mundshme shpërthyese.
Sipas njoftimit, gjatë këtij ushtrimi është përdorur një sistem robotik, ndërsa aktiviteti ka qenë i fokusuar në skenarë të reagimit emergjent.
Tutje thuhet se përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it ruan një nivel të lartë të vetëdijes situative dhe dëshmon përkushtimin për një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.
