KGJK-ja dënon ndërhyrjet politike në PZAP

KGJK-ja dënon ndërhyrjet politike në PZAP

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka reaguar me shqetësim ndaj ndërhyrjeve politike ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të rrezikshme për sistemin demokratik dhe rendin kushtetues në vend, shkruan “Enigma”.

Në një deklaratë për media, KGJK thekson se PZAP është një institucion i pavarur dhe çdo përpjekje për ta ndikuar atë përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dënon me shqetësim ndërhyrjet politike ndaj PZAP, dhe thekson se çdo formë e presionit politik është e papranueshme dhe e rrezikshme.

PZAP është institucion i pavarur dhe çdo tentativë për ta ndikuar atë përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe rendit kushtetues në vend. Tolerimi i këtij presioni politik rrezikon të minojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në institucionet e drejtësisë.

KGJK, kërkon nga të gjithë që të ndalin menjëherë këto praktika të papranueshme dhe t’i adresojnë pakënaqësitë në mënyrë ligjore.

Këshilli riafirmon angazhimin e tij të plotë për të mbrojtur pavarësinë institucionale dhe do të reagojë ndaj çdo forme presioni që cenon funksionimin e drejtë dhe të ligjshëm të sistemit gjyqësor”, thuhet në njoftim.

Related Articles